Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar të dhënat e një sondazhi mbi mënyrën se si prindërit, nxënësit dhe mësuesit dëshirojnë/kërkojnë të fillojë viti shkollor 2020-2021. Nga pjesëmarrësit në këtë pyetësor, 87% u shprehen se procesi mësimor mund zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose i kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik. Të dhënat e këtij sondazhi vijnë nga deklarimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2020-2021, ku në total ishin 135 221 veta: 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni të dhënat/rezultatet e këtij sondazhi.

https://www.ascap.edu.al/sondazh-per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021/