FC Prishtina sot pret të nis aventurën në Ligën e Evropës ku do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps. Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet të martën e kaluar por pasi tetë futbollistë bardhekaltër rezultuan pozitivë në testin për COVID-19, ndeshja u shty për të shtunën, duke detyruar drejtuesit klubit të formojnë një ekip krejtësisht të ri nga klubet e Superligës.
Prishtina sot rreth orës 12;00,pret rezultatet e testit për koronavirus të kryer dje dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë ndeshja zhvillohet prej orës 18:00. Dje skuadra bardhekaltër ka kryer seancën e parë dhe të fundit stërvitore e cila u përshkrua me një atmosferë shumë të mirë, derisa dyshja e Prishtinë, Përparim Osmani dhe Yll Hoxha për Zerin kanë thënë se gjithçka po shkon sipas planit me shpresë se edhe testet do të dalin negativë dhe ata pastaj në mënyrën më të mirë ta prezantojnë futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.