Edhe në periudhë pandemie monitorimi i subjekteve të kontraktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor nuk është ndërprerë.
Specialistët e FSDKSH kanë informuar së janë realizuar 255 kontrolle në 6 muajt e parë të 2020 dhe 7.780.884 lekë penalitete të vendosura. Sipas tyre, vijon monitorimi periodik me zero tolerancë ndaj shkeljeve kontraktuale dhe abuzimeve me skemën e rimburësimit.
“Kontrollet e realizuara gjashtë muajt e parë të 2020: Kontrolli Mjekësor 800, 648, Kontrolli Parësor 1,080, 648 vizita të kryera në 57 qendra shëndetësore, Kontrolli Spitalor 1,873, 707 në 4 spitale, kontroll farmaceutik 4, 025, 881 në 59 farmaci”, bën të ditur Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.