Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali tha sot se, në Kamëz, vuloset fitorja historike e qarkut Tiranë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës Kryeministër.

Ministrja Spiropali ndërsa ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e shkollës “Halit Coka” në bashkinë Kamëz u shpreh se, “Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme”.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Rakip Supi, dhe deputeti Eljo Hysko, Spiropali vizitoi disa nga investimet në Kamëz.

STATUSI I PLOTË:

Në #KAMËZ vuloset fitorja historike e #QarkutTiranë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste me Kryeministër Edi Ramën. Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme.

Bashkë me Rakipin dhe Eljon, vizituam një pjesë të vogël të investimeve të mëdha në Kamëz. Rikualifikim urban i bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e #Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan janë vetëm disa nga punët moderne dhe transformuese që po përvijojnë në këtë zonë.

Në total janë plot 20 shkolla dhe kopshte të cilat do t’i shtohen infrastrukturës cilësore arsimore dhe do të mirëpresin me qindra fëmijë e nxënës të Kamzës.

Për Kamzën qeveria dhe bashkia po investojnë më shumë seç është investuar në 30 vite. Të bindur se të rinjtë dhe fëmijët e Kamzës meritojnë një të ardhme më të mirë, ngritur edhe mbi sakrificën e prindërve të tyre.

#Bashkë #PërKamzënqëduam #PërShqipërinëqëduam?