Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh sot se “Kavaja dhe Golemi janë dy prej zonave të reja zhvillimore ku vijon intensivisht puna për ndërtimin e infrastrukturës në standardet më të larta, duke paraprirë brenda shtatorit nisjen e punimeve për ndërtimin nga e para të pallateve të reja, ku afro 400 familje do të gëzojnë strehën e re, moderne e të sigurt”. Në një takim me ekipin e PS-së, qarku Tiranë, Spiropali tha se “paralelisht puna vijon edhe për rindërtimin e banesave individuale në njësitë Luz, Synej e Helmas, si dhe infrastruktura arsimore dhe shëndetësore, pjesë e kantiereve të Rindërtimit që do të ridimensionojnë çdo zonë të dëmtuar”.

“Bëjmë çfarë themi! Dëshmi e së gjithës mbetet puna dhe premtimet e mbajtura. Kjo e nxit energjinë e ekipit të PS-së, Qarku Tiranë, për më shumë organizim dhe vëmendje ndaj komuniteteve. Të bindur se fitorja e mandatit të tretë qeverisës është garanci që zhvillimi i Shqipërisë të mos ndalet”, tha ajo.

STATUSI I PLOTË ?|Bëjmë çfarë themi! Dëshmi e së gjithës mbetet puna dhe premtimet e mbajtura. Kjo e nxit energjinë e ekipit të #PSQarkuTiranë për më shumë organizim dhe vëmendje ndaj komuniteteve.Të bindur se fitorja e mandatit të tretë qeverisës është garanci që zhvillimi i Shqipërisë të mos ndalet.

?Kavaja dhe Golemi janë dy prej zonave të reja zhvillimore ku vijon intensivisht puna për ndërtimin e infrastrukturës në standardet më të larta, duke paraprirë brenda shtatorit nisjen e punimeve për ndërtimin nga e para të pallatave të reja, ku afro 400 familje do të gëzojnë strehën e re, moderne e të sigurt. Paralelisht puna vijon edhe për rindërtimin e banesave individuale në njësitë Luz, Synej e Helmas, si dhe infrastruktura arsimore dhe shëndetësore, pjesë e kantiereve të #Rindërtimit që do të ridimensionojnë çdo zonë të dëmtuar. #Bashkë ??#PërShqipërinëqëDuam #PërKavajënqëDuam #PSTirana