Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh sot se “rehabilitimi i bllokut “Taulantia”, në Ali Dem, është një investim i domosdoshëm që përkthen premtimet tona në punë konkrete”. Spiropali tha se me këtë investim bëhet një transformim rrënjësor i kësaj zone, e cila veç asfaltimit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë një shëtitore, kënd lojërash, fusha sportive si dhe hapësira të tjera çlodhëse dedikuar tërësisht banorëve, që i shtohen punëve të shumta dhe të mira të Bashkisë Tiranë.

“Në përfundim të inspektimit, bashkë me deputeten Elona Gjebrea, vijuam takimin me strukturat socialiste të Nj.1. Diskutim dinamik me fokus parësor qytetarët dhe adresimin e gjithë problematikave që has komuniteti, organizimin intensiv dhe caktimin prerazi të piketave të axhendës së fitores për mandatin e tretë qeverisës”, tha Spiropali.

STATUSI I PLOTË:

Ali Dem -? Rehabilitimi i bllokut “Taulantia”, një investim i domosdoshëm që përkthen premtimet tona në punë konkrete. Transformimi rrënjësor i kësaj zone, veç asfaltimit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë një shëtitore, kënd lojërash, fusha sportive si dhe hapësira të tjera çlodhëse dedikuar tërësisht banorëve, që i shtohen punëve të shumta dhe të mira të #BashkisëTiranë.

?Në përfundim të inspektimit, bashkë me deputeten Elona Gjebrea, vijuam takimin me strukturat socialiste të Nj.1. Diskutim dinamik me fokus parësor qytetarët dhe adresimin e gjithë problematikave që has komuniteti, organizimin intensiv dhe caktimin prerazi të piketave të axhendës së fitores për mandatin e tretë qeverisës!

#PSTIRANA ?? #PËRSHQIPËRINËQËDUAM