Britanikët kanë shpenzuar 40 për qind të orëve të tyre zgjuar, duke parë televizion, në kulmin e pandemisë së koronavirusit, me 12 milionë abonentë të rinj në shërbimet si Netflix, ndërsa publiku përpiqej të zbuste mërzinë nga izolimi. Një person normal, ka shpenzuar gjashtë orë dhe 25 minuta çdo ditë duke u informuar dhe argëtuar në kulmin e izolimit, në prill, thuajse një e treta më shumë, ose rreth 90 minuta, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar.
Faktor kryesor i kësaj rritjeje ishte dyfishimi i sasisë së kohës që njerëzit kalonin duke ndjekur shërbimet Streaming, si Netflix, Amazon, prime video dhe disney+, në më shumë se një orë në ditë, sipas statistikave.
Mes të rinjve, ata të moshës nga 16 deri në 34 vjeç, kanë kaluar më shumë se dy orë në ditë duke parë televizor. Dhe në fakt, izolimi rezultoi lancimi perfekt i Disney+, që debutoi në Britaninë e madhe më 24 mars, një ditë pasi Boris Johnson urdhëroi vendin të mbyllej në shtëpi.
Deri në qershor, sipas të dhënave, shërbimi i mbyllur me filma të preferuar nga familjet, si frozen, toy story etj, la pas BBC iPlayer për sa i takon popullaritetit mes fëmijëve të moshës nga 3 deri në 11 vjec.
Ndërsa përdorimi i BBC iPlayer nga fëmijët ra, dizney+ e pozicionoi veten në një të tretën e shtëpive në britani ndërsa prindërit përpiqeshin të argëtonin fëmijët në një kohë kur shkollat ishin mbyllur. Disney+ madje la pas edhe Sky Now TV për tu bërë i treti më popullore mes shërbimeve streaming me abonim pas Netflix dhe Amazon prime video.