Ndarja e mundshme e Stresit me Kejsin ka qenë për shumë kohë një nga temat më të diskutuara në mediat rozë. Shkak i krisjes u bë një ngjarje ku Stresi u arrestua nga policia dhe në shtrat me të ishte dhe një vajzë.

Reperi i njohur është pyetur disa herë në lidhje me marrëdhënien që ka me Kejsin, duke u shprehur ndryshe në raste të ndryshme. Së fundmi ai ka treguar për ‘Edicionin veror’ për marrdhënjen e tij me Kejsin. Reperi është shprehur se prej një viti nuk janë takuar, por po mundohen që të mbajnë kontakte.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Nuk mund të them që jemi në një pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po i bëjmë përpjekjet, por tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, thjesht mbajmë kontakte, është shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë, është shumë e vështirë, është shumë e lehtë. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston shumë por tani të shohim. Periudha e pandemisë na ka bllokuar shumë,” është shprehur Stresi.