Sipas një studimi të fundit nga OBSH dhe Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve (RCPCH) në Britani, fëmijët gjithashtu janë të predispozuar për të përfunduar në kujdes intensiv, apo frymarrje të drejtuar. Sipas studiuesve, tetëmbëdhjetë përqind e fëmijëve u pranuan në kujdesin intensiv, 8% morën mbështetje inotropike, 9% morën ventilim jo-invaziv dhe 9% morën ventilim mekanik invaziv. Personat me ngjyrë ishib më të predispozuar pët të përfunduar në kujdes intensiv. Midis 17 Janarit dhe 3 Korrikut 2020, 69 516 pacientë të të gjitha moshave (varg 0-106 vjeç) u regjistruan në 260 spitale anembanë Anglisë, Skocisë dhe Uellsit. Nga këta, 651 ishin pacientë nën 19 vjeç të konfirmuar me SARS-CoV-2. Këta pacientë u regjistruan në 138 vende, nga të cilët 20 kishin nevojë për kujdes intensiv pediatrik.

“Ne studiuam 55 pacientë të shtruar në spital dhe ata ishin pranuar pas pesë ditëve pasi ishin shfaqur simptomat, duke treguar edhe infeksionin e mundshëm të fituar nga spitali,” shprehen ekspertët. Mosha mesatare e fëmijëve ishte 35% ishin nën 12 muajsh dhe 56% e tyre ishin meshkuj. Etnia është regjistruar në 88% ishin fëmijë dhe të rinjë të bardhë(57%), 12% të rasteve ishin të bardhë, të Azisë Jugore Simptomat më të zakonshme ishin ethe tek 70% e fëmijëve, kollë (39%), të vje lla (32%) dhe gulçim (30%). Ethet dhe kolla ishin më pak të zakonshme me rritjen e moshës.

Fillimisht u përcaktua se fëmijët dhe të rinjtë përfshijnë vetëm 1-2% të rasteve të prekur nga Covid-19. Në dallim nga viruset e tjera të frymëmarrjes, fëmijët duket se kanë një rrezik më të ulët të infeksionit sesa të rriturit dhe shumica dër rmuese e raportuar tregon se infeksioni tek fëmijët paraqitet i lehta ose pa simptoma. Gjithashtu ekspertët kanë treguar se ka shumë pak vd ekje në këtë grup-moshë. Raportet fillestare nga Kina treguan se vetëm 0.6% e fëmijëve me covid-19 ishin të sëmurë në gjendje kr itike. Më pas u raportua se sëmu ndja kishte filluar të përshkallëzohesh edhe për fëmijët dhe të rinjtë. Gjendja u përshkrua për herë të parë në maj të vitit 2020 në një grup fëmijësh në kujdesin intensiv në një spital në jug të Londrës. Gjendja e krijuar ishte hiperinflamatore multisisteme me tipare të ngjashme me sëmundjen Kawasaki dhe sindromën e shokut tok sik. Grupe të ngjashme janë raportuar në Itali dhe Francë. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerësoi më 15 maj 2020 se rreth 230 fëmijë kishin paraqitur me këtë sindromë të re në vendet e BE me dy fatalitete.

Organizata Botërore e Shëndetit dhe Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve (RCPCH) në Britani nisën studimin mbi këtë gjendje dhe duke e titulluar “sindroma inflamatore multisistemike tek fëmijët dhe adoleshentët që preken përkohësisht me Covid-19”. RCPCH e përshkruan këtë sëmundje si inflamator pediatrik.
“Ne synonim të karakterizonim tiparet e fëmijëve dhe të rinjve (deri në moshën 19 vjeç)të pranuar në spital. Ndërsa studimi ynë regjistroi pacientë në gjendje të rëndë që nga fillimi i pandemisë, ne gjithashtu patëm një mundësi unike për të ekzaminuar shfaqjen, kohën, faktorët e rrezikut, paraqitjen klinike, progresin dhe rezultatet e fëmijëve dhe të rinjve që morën pjesë në studim”, thonë ekspertët.

Të dhënat fillestare që u kërkuan nga pacientët ishin ato demografike së bashku me të dhënat për simptomat, shenjat klinike (duke përfshirë shenjat jetike) shenjat gjatë pranimit në spital hetimet laboratorike, patologjitë e ndryshme trajtimet e pranuara gjatë qëndrimit në spital dhe rezultatet u mblodhën në formatin e një raportit.
Ekspertët e tjerë thonë se ndër të dhënat ishin edhe ashpërsia e sëmundjes, të dhëna mbi kujdesin shëndetësor, e mbi format e raportit të çështjes përmes një baze të dhënash të sigurtë në internet.(The BMJ, gazeta “Si”)