Luis Suarez i ka dërguar mesazh klubit të Barcelonës që nëse nuk llogarisin në të, duhet t’i tregojnë sa më parë atij dhe të mos flitet më shumë në media se ai është njëri prej të shumtëve në listën e z ezë që do të lërë këtë verë klubin. Barça pritet të bëjë shumë ndryshime me ardhjen e trajnerit të ri, Ronald Koeman. Suarez raportohet të jetë njëri prej të shumtëve që do të lar gohet, megjithëse lojtari thotë se ende s’di asgjë.

“Flitet për disa emra sic tha presidenti, ndryshimet që mund të bëhen, por askush mua s’më ka thënë asgjë. Nëse kjo është dëshira e klubit, është mirë që të flasin direkt me mua. Më mirë kështu se sa të flitet se unë jam njëri prej tyre që do të largohem”, tha ai, duke shtuar: “Do të shohim”.

“Unë gjithashtu e dum ë të mirën për klubin dhe ideja ime është të vazhdoj. Por nëse klubi vendos që unë jam i shpenzueshëm, nuk kam asnjë problem të flas me ata që vendosin”. “Koeman? Unë nuk kam biseduar ende me të ”.