Kur bëhet fjalë për producentin Elgit Doda, padyshim që mbështetja e tij më e madhe do të jetë gjysma e tij, Klea Huta. Moderatorja e mbështet partnerin në çdo hap dhe gëzon njësoj si për veten edhe për sukseset e tij. Madje, arritja e fundit e Elgitit e ka bërë Klean aq krenare, sa moderatorja s’mund të rrinte pa e ndarë këtë gëzim edhe me ndjekësit në Instagram.
Në një postim në InstaStory, Klea ka publikuar kontratën e blerjes së këngës së fundit të Elgitit, të titulluar “Larg”. Ky projekt është pëlqyer aq shumë dhe ka qenë aq i suksesshëm, sa është blerë edhe në Kinë. “Kënga “Larg” blihet nga Kina. Krenare për ty dashuria ime”- shkruan Klea për suksesin e bashkëshortit të saj. Në fillim të muajit qershor, Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë dhe tashmë po shijojnë në maksimum prindërimin. I vogli Krid është kthyer në kryefjalën e ditëve të tyre, ndërsa ne jemi tepër kuriozë të shohim portretin e tij.