Pas më shumë se pesë muajsh nga ndeshja e parë, Juventus do të presë në Allianz Stadium Lyon-in për të përmbysur humbjen 1-0 të pësuar në Francë. Trajneri i francezëve Rudi Garcia ka zbuluar listën e 24 të grumbulluarve për ndeshjen e së premtes. Përveç Adelaide dhe Depay, të dy kanë rikuperuar nga dëmtimet respektive, ish-trajneri i Roma-s ka grumbulluar edhe të riun Bard, 19-vjeçari që mund të luajë si mbrojtës, mesfushor dhe sulmues në krahun e majtë.

Konfirmohet edhe talenti 16-vjeçar Cherki, i cili tashmë është rregullisht pjesë e ekipit të parë. Të grumbulluarit e Garcia-s: PORTIERË: Lopes, Tatarusanu MBROJTËS: Rafael, Dubois, Tete, Marcelo, Denayer, Andersen. MESFUSHORË: Diomande, Bard, Marcal, Kone, Lucas, Aouar, Guimaraes, Caqueret, Mendes.SULMUES: Traore, Dembele, Depay, Cornet, Cherki, Toko Ekambi, Reine-Adelaide.