Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic konfirmoi pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në Uashington.
“Serbia nuk është në pozitë të mirë për të refuzuar bisedimet. Me sa kam biseduar me Grenell do të diskutohet për çështje ekonomike dhe kjo është diçka e mirë”, tha Vucic për mediat vendase.
Kreu i shtetit serb u shpreh i çuditur që Grenell ka përdorur fjalën “negociata” dhe jo “bisedime”. Pozicioni i Serbisë, sipas tij, është që të bisedohet me palën tjetër, edhe pse SHBA e në numër shtetesh të Bashkimin Europian e shohin Kosovën si shtet të pavarur.