Talenti shqiptar i Chelsea-s, Armando Broja do të huazohet në Holandë tek Vitesse. Anglezët njihen për bashkëpunimin me klubin holandez dhe duket se edhe Broja do të përfundojë aty ku shkojnë shumë talente të londinezëve.

Broja ka debutuar me Chelsea-n por jo me Kombëtaren A të Shqipërisë. Ai më 10 shtator mbush 19- vjeç teksa ka shansin të spikasë në ligën holandeze.

Shumë lojtarë të Chelsea-s kanë luajtur tek Vitesse, si Mount apo Solanke por jo të gjithë janë kthyer në Stamford Bridge. Pritet të shihet se si do të shkojë aventura e bomberit Armando Broja, sulmuesit shqiptar të lindur në Angli i cili premton shumë.