Pas largimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit, në skenë kanë nisur të qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm që mund të marrin drejtimin e institucionit.
Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një lidhjeje në emisionin televiziv Opinion, përmendi disa prej emrave që sipas burimeve mund të konsiderohen si kandidatë potencialë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sipas saj, ndër emrat që po qarkullojnë janë:
Tonin Vocaj
Lorenc Panganika
Arjan Muça
Skënder Hitaj
Altin Nena
Këta emra përmenden si figura që kanë mbajtur poste të rëndësishme brenda strukturave të policisë dhe që mund të jenë pjesë e garës për drejtimin e institucionit.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për emrin që do të zëvendësojë Prodan në krye të Policisë së Shtetit. Vendimi pritet të merret nga qeveria në ditët në vijim.




















