Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 365 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid. Sipas AKU-së, në çdo monitorim nga Taskforca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Me kërkesë të vetë subjekteve është kryer proceduara e asgjësimit të 149,8 tonë produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 9 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.