Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 405 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 405 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid. “Në çdo monitorim nga Taskforca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Gjatë inspektimeve është vendosur 1 masë administrative në një operator të biznesit ushqimor për mungesë të etiketës në gjuhën shqipe.

Me kërkesë të vetë subjektit është kryer proceduara e asgjësimit të një sasie prej 1292 kg produkte ushqimore. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 35 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime”, informon AKU. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit”, bën të ditur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.