Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 507 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid.
Në çdo monitorim nga Taskforca kërkohet që të zbatohen protokollet e sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe ruajtja e distancës fizike në çdo subjekt, si mjete kryesore për kufizimin e përhapjes së virusit. Gjatë inspektimeve është vendosur një masë administrative në një subjekt për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të rinovimit të dokumentacionit si dhe për rezultatin jokonform nga analizimi i mbetjeve pesticide në perime.
AKU bën të ditur se, referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 16 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.