Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Koronavirusi ka prekur kryesisht moshën e tretë, por nuk ka kursyer as fëmijët, të rriturit…dhe as të pasurit.
Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë, për mjekim më të specializuar!
Sipas Report Tv, janë të paktën 20 persona që janë larguar nga Rinasi me charter të dedikuar në harkun kohor prej 3 muajsh, teksa sipas zyrtarëve aplikime ka çdo ditë. Ato i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë, por edhe të Italisë, me këtë të fundit që është një nga vendet më të prekura nga ky virus. Siç shihet në foton që Report Tv ka siguruar, charteri dezifentohet përpara, teksa merren me vete dhe pajisje mjekësore.
Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë Vendi ynë ka pasur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ku ditën e djeshme arriti rekordin me 139 raste të reja në 24 orë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Megjithatë, përveç rasteve, tamponi i të cilëve ka rezultuar pozitiv me COVID, në dy spitalet, COVID/1 dhe COVID/2, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si te prekur./ shqiptarja.com