Në Mbretërinë e Bashkuar është krijuar një test 90-minutësh për koronavirusin. Testi i ri i quajtur “Lampore” së bashku me teste të ADN-së është i aftë të zbulojë nëse jeni të infektuar me Covid-19 ose me viruse të tjera sezonale për 90 minuta. Test do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme, dhe fillimisht do të shpërndahen në azile dhe qendra të përkujdesjes për të moshuar.
Ministri i shëndetësisë Matt Hancock në një intervistë për mediat britanike deklaroi se në tetor do të shpërndahen gjysmë milioni teste të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e viruseve.
“Në fakt këto teste mund të zbulojnë çdo lloj virusi sezonal qe mund të keni, si edhe Covid-19, kshtu që pacientët mund të mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët rreth tyre. Ne në tetor do të shperndajmë gjysmë milioni testesh në ditë, pasi teknologji si këto na ndihmojnë shumë,” deklaroi ministri i shëndetësisë Matt Hancock.