Djegia e pyjeve ditët e fundit është kthyer në një shqetësim për autoritet shtetërore, qytetarët dhe këdo që e ka të lidhur jetën me ta. Por megjithatë autoritetet shqiptare janë angazhuar për të shuar zjarret dhe i vënë ato në kontroll, ndërkohë që shqetësues është fakti se në shumicën e rasteve pas këtij fenomeni shqetësues fshihet dora e njeriut.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi shprehet se t’i vësh zjarrin pyjeve është fiks tradhëti kombëtare. “Ti vesh zjarrin pyjeve eshte fiks tradheti kombetare. Te mbytesh e tu heqesh oksigjenin femijeve te sotem e te se ardhmes eshte kr im kunder njerezimit”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.