Në vijim të kontrolleve për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, është gjobitur një lokal në Durrës dhe është mbyllur një tjetër në Krujë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar një lokal, në administrim të shtetasit S. T., cili është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt, shërbimet e policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.