Lionel Messi ishte futbollisti më i paguar vitin e kaluar, pasi fitoi 11 milionë funte më shumë sesa rivali i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo. Kapiteni argjentinas i Barcelonës e kryesoi listën për futbollistët më të paguar gjatë vitit 2019, sipas France Football, pasi u pagua 120 milionë funte, transmeton Gazeta Express. Menjëherë pas tij radhitet Cristiano Ronaldo me 109 milionë funte të fituara, ndërsa top pesëshen e kompletojnë Neymar, Gareth Bale dhe Antoine Griezmann.

Top 10 futbollistët më të paguar gjatë vitit 2019: 1. Lionel Messi – 120 milionë funte 2. Cristiano Ronaldo – 109 milionë funte 3. Neymar – 87 milionë funte 4. Gareth Bale – 35.45 milionë funte 5. Antoine Griezmann – 35.25 milionë funte 6. Eden Hazard – 32.06 milionë funte 7. Andres Iniesta – 31.14 milionë funte 8. Raheem Sterling – 30.96 milionë funte 9. Robert Lewandowski – 26.56 milionë funte 10. Kylian Mbappe – 24.73 milionë funte