Autoriteti i Mediave Audiovizive është institucioni që licencon dhe kontrollon mediat në Shqipëri. Po bëhën afro 2 javë që ky institucion ndodhet përballë zbulimit të skandalit me Presidentin e “Ora News” Ylli Ndroqi, dhe Bordi Drejtues nuk po mblidhet.
13 vjet më parë AMA, ka licencuar Ylli Ndroqin (Xhemail Pasmaçiun), duke i dhënë frekuenca publike t’i përdorë në emër të fjalës së lirë, në zbatim të ligjit, por si mundet që një traf ikant dro ge me pasuri të sekuestruar nga gjykata të mbajë licencë mediatike.
CNA.al kontakoi me një prej anëtarëve të AMA-s, Agron Gjekmarkaj i cili tha se nuk ka marrë asnjë njoftim që Bordi të mblidhet për këtë çështje. Po ashtu, edhe nën/kryetari Sami Nezaj nuk dha asnjë sinjal se AMA do të reflektojë për licencën e RTV Ora News. Në një vend demokratik, zbulimi i një skandali të tillë do të pasohej me një vendimarrje për vijimësinë e licencës nga Autoritetet Mediatike.
Por kjo nuk po ndodh në Shqipëri.
Në vitin 2017 Ylli Ndroqi protestonte pasi në atë kohë donte të kishte edhe platformën e tij digjitale. Protestonte gjoja shoqëria civile e mercenarëve të paguar, ajo që sot shkon dhe e mbron tra fikantin e dro gës. Po atë vit, Ndroqi (Pasmaçiu) organizoi edhe një festë gjigante për 10-vjetorin e medias që themeloi, për të shitur imazhin e krijimit të një perandorie mediatike, që me gjasë do të bënte të paprekshëm atë vetë, por edhe median që themeloi.
Por përgjigjen ia dha SPAK, ia dha Interpoli, ia dha amabasada dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë dhe sot vetëm AMA po hesht. AMA sot është përballë fakteve.
Ky institucion nuk mund të heshtë dhe të mbulojë sytë dhe veshët. Fakti është fakt. AMA duhet t’i heqë çdo licensë shtetasit Yllli Ndroqi, i cili në fakt është Xhemail Pasmaçiu, tra fikant dro ge i denon cuar jo vetëm nga media por nga drejtësia e cila ka sekuestruar aksionet e tij në mediat e licensuara./CNA.al