Çrregullimet e personalitetit janë një grup i kushteve të shëndetit mendor që karakterizohen nga modele të pashëndetshme dhe të rrezikshme të të menduarit, të sjelljes dhe të emocioneve. Këto përvoja dhe sjellje të brendshme shpesh ndryshojnë në varësi të kulturës dhe individit. Njerëzit me çrregullime të personalitetit zakonisht e kanë të vështirë të shoqërohen me të tjerët dhe të përballen me problemet e përditshmërisë me mënyrë të zakonshme, si njerëzit e tjerë.
Si diagnostikohet çrregullimi i personalitetit?Çrregullimet e personalitetit kanë kritere që duhet të plotësohen për një diagnozë. Ekspertët e shëndetit mendor bëjnë pyetje bazuar te këto kritere për të përcaktuar llojin e çrregullimit përkatës. Zakonisht merret parasysh:mënyra si perceptoni dhe interpretoni veten dhe të tjerët;mënyra si veproni me veten dhe me njerëzit e tjerë;përgjigjet emocionale;mënyra si kontrolloni emocionet. Si trajtohet çrregullimi i personalitetit?Trajtimi mund të ndryshojë në varësi të llojit dhe ashpërsisë së çrregullimit. Mund të përfshijë psikoterapi dhe medikamente.Psikoterapia: Mund të ndihmojë në menaxhimin e çrregullimeve. Gjatë psikoterapisë, terapisti mund të diskutojë me individin mbi gjendjen e tij/saj, si edhe mbi gjendjen e ndjenjave dhe mendimeve. Kjo ofron njohuri se si duhet të menaxhohen simptomat. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të psikoterapisë; disa përfshijnë seanca në grup, ndërsa të tjera të realizohen privatisht.
Medikamentet: Nuk ka asnjë ilaç të aprovuar për trajtimin e çrregullimeve të personalitetit. Megjithatë disa lloje barnash *me recetë* mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e simptomave të ndryshme, si barna kundër depresionit, stabilizues të humorit, medikamente kundër ankthit etj.
Cila është perspektiva për dikë me një çrregullim personaliteti?Aspekti më i rëndësishëm i trajtimit të një çrregullimi të personalitetit është bindja se problemi ekziston, në radhë të parë. Njerëzit me këto lloje të çrregullimeve besojnë se tiparet e tyre të personalitetit janë normale, kështu që ata mund të kuptojnë se diçka nuk shkon vetëm kur dikush t’u sugjerojë se mund të kenë një çrregullim të caktuar.
Nëse dikush e pranon se ka një çrregullim dhe angazhohet në trajtim, me gjasë do të ketë përmirësim të simptomave.Si të ndihmoni dikë me një çrregullim të personalitetit?Nëse keni kontakte me dikë për të cilin/ën dyshoni se mund të ketë një çrregullim personaliteti, duhet ta inkurajoni të kërkojë ndihmë. Kini parasysh që mund të zemërohen dhe reagojnë ashpër, por është e rëndësishme të shmangni grindjen me ta. Nëse shihni që dikush po synon t’i bëjë keq vetes, telefononi 112. Burimi: Healthline, WebMD, Anabel