Aloe Vera është bima e mrekullive jo vetëm përsa i përket lëkurës, por edhe të gjithë organizmit. Kjo bimë e veçantë përmban mbi 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale që promovojnë përthithjen sa më të mirë të ushqyesve për të cilat trupi ka aq shumë nevojë. Për t’i përfituar të gjitha këto vlera ju duhet vetëm të merrni pak nga xheli i freskët që ndodhet në brendësi të saj dhe ta aplikoni në zonat ku ju dëshironi të shikoni përmirësime. Gjithësesi në këtë artikull AgroWeb ju tregon tre mënyra se si ta kombinoni aloe vera për çdo tip lëkure. Pra nëse keni lëkurë të thatë, mikse apo me shumë yndyrë lexoni këshillst e mëposhtëme.

Trajtimi për lëkurë të thatë Për këtë trajtim ju duhen vetëm tre përbërës që mund t’i gjeni lehtë kudo. 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë vaj ulliri. Përziejini të gjitha këta përbërës në një enë ose në misker në mënyrë që xheli i aloes të shkrihet plotësisht e më pas vendoseni maskën në fytyrë dhe qafë në mënyrë të njëtrajtëshme. Lëreni të thahet paksa e të veprojë për 15 minuta re më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Trajtimi për fytyrë mikse Njejtë si më lart edhe për këtë trajtim do ju duhen vetëm tre përbërës. Në një enë përzieni 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë gjelle mjaltë dhe gjysmë banane. Hidhini të gjitha në misker dhe përzieni derisa të formohet një masë kremoze. Vendoseni atë në fytyrë dhe qafë për 15 minuta e në fund shpëlajeni me ujë dhe sapun.

Trajtimi për fytyrë me yndyrë Merrni xhelin e aloes në 1 lugë gjelle, përziejeni me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle kos. Mundohuni të arrini një masë sa më kompakte dhe të gjithë përbërjen vendoseni në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 15-20 minuta e më pas shpëlajeni maskën me ujë dhe sapun./AgroWeb.org