Flokët e presidentit të Shteteve të Bashkuara kanë qenë prej kohësh objektivi i satirës kundër Donald Trump. Lajmet e fundit që vijnë nga Shtetet e Bashkuara tani duken si shaka, por mund të sjellin pasoja në fushatën zgjedhore.
Sipas CNN, qeveria amerikane ka propozuar standarde të reja kombëtare për të lejuar rrjedhjen më të bollshme të ujit nga dushet. Në pandeminë e plotë të koronavirusit, ndërsa mund të ketë edhe përparësi të tjera, Departamenti i Energjisë ka lëshuar një propozim për të tejkaluar kufirin maksimal prej 2,5 gallone (rreth 9.5 litra) që çdo kokë dushi mund të nxjerre në minutë, sipas një ligji të 1992, te aprovuar asokohe për të shmangur harxhimin e ujit.
Trump u ankua për rrjedhjen e dobët të dusheve ne shtepite amerikane, në një ngjarje publike të enjten e kaluar në një fabrikë në Ohajo. “Ejani brenda një shtëpi e re, hap çezmën dhe nuk vjen ujë. Hapni dushin dhe nëse jeni si unë, nuk mund të lani flokët tuaj të bukur si duhet, “u ankua Trump.” Duhet të shpëlani 10 ose 15 herë koken, në vend të vetëm një herë, “tha ai.
Dhe përsëri:” Unë nuk di për ju, por flokët e mi “duhet të jenë perfekte”. Nga një ngjyrë e verdhë që nuk duket shumë e natyrshme për shumë njerez, flokët e Trump intrigojnë vëzhguesit dhe në të kaluarën nuk kane munguar thashethemet mbi ngjyrën e përdorur dhe tullacinë që ai e fsheh falë një ‘mbajte ’përpara te shtellunges se flokeve.
Grupet e konsumatorëve kritikuan planin, duke argumentuar se rregullat e tanishme kanë lejuar konsumatorët të kursejnë para duke përdorur më pak ujë dhe karburant. Departamenti gjithashtu propozoi ndryshimin e standardeve për makinat larëse. Kështu, sipas administratës Trump, familjet mund të kursenin mesatarisht 3,100 dollarë në vit. Por ambientalistët thonë se, përkundrazi, ato mund të rritnin edhe kostot e energjisë e ujit.