Nje grupi i apasionuar çiklistësh italiane përshkoi rreth 1300 kilometra ne etapa të ndryshme simbolike ne Itali, ne nje tur falenderimi per mjeket dhe infermierët shqiptare që shërbyen në spitalin e Brescias gjatë emergjencës se Covid 19. Turi i tyre simbolik, qe nisi ne Conegliano Veneto, në pamundesi per te mberritur ne Tirane, u permbyll në Rome, me nje xhiro simbolike ne Sheshin Albania ku gjendet edhe monumenti i Skenderbeut dhe me pas me nje vizite ne ambasaden shqiptare ne Itali.
Çiklistët nga Rajoni i Venetos shoqeroheshin nga Koordinatori Kombëtar i Komitetit Tekniko- Shkencor te Qeverisë Italiane për përballimin e Covid19, Agostino Miozzo dhe Kryetari i Bashkisë së Conegliano Veneto, Fabio Chies, te cilet gjate takimit me Ambasadoren Anila Bitri dorëzuan çmimet dhe dhuratat simbolike të Qytetit Europian të Verës për mjekët dhe infermierët shqiptare, me dedikimet e Guvernatorit të Rajonit të Venetos, Luca Zaia dhe ish trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, në lidhje të drejpërdrejtë me disa prej tyre në Tiranë. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kampioni shqiptar i çiklizmit Eugert Zhupa, pjesëmarrës në katër edicione të garës me fame botërore “Giro d’Italia”.