Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka ndërruar jetë nga COVID-19 në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi. Byberi ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ka mundur dot të fitojë be tejën e tij me virusin.

Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ditën e djeshme, por ndërroi jetë në mbrëmje.Byberi është shtruar me urgjencë te “Shefqet Ndroqi”, ku është vënë menjëherë në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk mund të jetonte. Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.

Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkaka të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka Hysni Shkjau.