14-vjeçarja nga Vlora, e cila kishte tre ditë e larguar nga banesa e saj, është gjetur pasditen e sotme në Fushë Krujë.Ndërkohë punonjësit e Policisë së Vlorës janë duke e pritur në banesën e saj në Vlorë për ta marrë në pyetje.
Denoncimin për zhdukjen e 14-vjeçares, Ergita Lico e ka bërë babai i saj, Miklovan Lico, ditën e sotme. E mitura u shpall e humbur pasi që prej së enjtes rreth mesnatës, familjarët humbën lidhjet me të. Atë mbrëmje vajzës i ishte kërkuar të kthehej në shtëpi, por i ati rrëfeu se ajo nuk erdhi kurrë. Për herë të fundit 15-vjeçarja Ergita Liço u pa në Lushnje, ku kamerat e sigurisë e kapën në një hotel.