Rikthimi i ish-ministrit të PD, Genc Ruli në “selinë blu”, është pasqyruar si një arritje e madhe nga mediat pranë kësaj force politike. Madje, disa prej tyre në emocione e sipër e kanë konsideruar si një sinjal të parë të fitores në zgjedhjet e ardshme. Si pjesë e një komisioni formal që thuhet se do të zgjedhë listën e garës elektorale, Ruli ka folur në disa intervista duke shpalosur ambicjen për fitoren e madhe.

Ndërkohë, mesa duket Ruli ka hequr dorë nga kritikat e adresuara ndaj kryedemokratit të cilit i kërkonte dorëheqje, duke e kë rcenuar se në mungesë të saj ai dhe demokratë të tjerë do ta tërhiqnin zv arrë nga selia. Pas humbjes së vitit 2017, Ruli ishte nga të parët që kërkoi menjëherë largimin e Bashës nga drejtimi i partisë dhe u bëri thirrjeve mbështetësve të PD-së që ta përzënë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.

Ja çfarë shkruante Genc Ruli në 2017 :