Në pikën kufitare të Morinës, kjo fundjavë, ka nisur me më pak fluks automjetesh dhe qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar. Numri i tyre që kaluan doganën e Morinit, mëmgjesin e kësaj të shtune ishte më i vogël se sa fundjava e kaluar. Kjo, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe situatës me koronavirus, me rritje të të infektuarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Të pyetur se kush po e përhap më shumë virusin Covid19, Kosova apo Shqipëria, qytetarët e Kosovës shprehen se janë të paqartë se nga cila palë po përhapet virusi, por po përpiqen të respektojnë masat anti-covid.

Sakaq, pavarësisht rënies së lehtë të fluksit në orët e para të mëngjesit u krijuan kolona të gjata në doganën e Morinës. Policia kufitare punoi me gjashtë sportele e procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë, personeli kosovar mjekësor është larguar nga Vërmica, dhe tashmë nuk kryhen kontrolle mjekësore, matje e temperaturës, as në hyrje të Kosovës.