Derisa beteja kundër COVID-19 ende po vazhdon, Zyra e UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me partnerët është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të mbështesë stafin mjekësor që ndodhet në vijën e frontit me pandeminë, përgjatë punës së tyre.
Si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar përhapjen e virusit korona, UNICEF-i, me përkrahjen e Qeverisë së Japonisë, sot i dhuroi Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 367,580 pajisje personale mbrojtëse. 10% e këtyre pajisjeve do të shpërndahen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dhe Gracanicë.
Gjatë ditëve në vijim, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH-në, UNICEF-i do të sjellë pajisje shtesë të mbrojtjes personale për punëtorët shëndetësorë në vijë të frontit. /Kosova Press