Kristi, vajza e Olsi Ramës, ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet në krahët e gjyshes së saj të ndjerë, Anetës. Krahas fotos, Kristi shkruan: “Engjëlli im”.

Aneta Rama u nda nga jeta të shtunën e 1 gushtit, në moshën 82-vjeçare. Lajmi u publikua fillimisht nga “Gazeta Shqip”, ndërsa minuta më pas reagoi kryeministri Edi Rama nëpërmjet një mesazhi prekës për nënën e tij.