Vijojnë njëri pas tjetrit lajmet e këqija për Barcelonën. Në mes të trazirave të shkaktuara nga vendimi i Leo Messit për të lënë klubin, Barça humb garën me Manchester United për një mesfushor tepër cilësor. Holandezi Van de Beek do të nënshkruajë me “Djajtë e Kuq”.

Vetë lojtari ua ka komunikuar vendim shokëve të skuadrës tek Ajaxi. Holandezi do të udhëtojë drejt Manchesterit javën tjetër për të mbyllur operacionin. Kjo është një goditje e madhe sa u përket planeve të Barcelonës, pasi trajneri i ri i “blaugranave”, Ronald Koeman, dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij Van de Beekun për sezonin e ardhshëm.

E vetmja gjë që pengoi Barcelonën për të nënshkruar me futbollistin ishte shumë 55 milionë euro që kërkonin “harkëtarët”, por që Barcelona nuk është në gjendje ta shpenzojë në këto momente delikate. Lojtari dëshironte të largohej nga klubi holandez vitin e kaluar, por me transferimet e De Ligt dhe De Jong, Ajaxi nuk u ngut për t’u ndarë me një tjetër “xhevahir” të tij. Këtë herë, Van de Beekut i është premtuar se do të lejohej të largohej, sigurisht nëse do të kishte oferta serioze.