Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lajmëruar se do të ketë projekte madhore për zonën e Astirit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka deklaruar se do të ndërtohet një linjë e dedikuar për ujë gjatë 24 orëve. Ndërsa deklaroi gjithashtu se do të zgjerohen rrugët në këtë zonë, pasi rruga “Tom Plezha” do të bëhet me 6 korsi. “Projekte madhore për Astirin! Linja e dedikuar për ujë 24h.Rruga ekspres Astir – Casa Italia Shpëton zona nga puset e ish-komunës që bëri pallate pa sistem ujë-kanalizime dhe nga rruga zigzag palidhje “Tom Plezha” që bëhet me 6 korsi të drejta”, shkruan Veliaj.