Arritja e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për të pasur një Kryeministër shqiptar është mirëpritur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Veliaj, e ka konsideruar një arrjte unike marrëveshjen e arritur midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë.

“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!”, uron Veliaj.