Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.Ai është paraqitur sot, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas është parë të shkojë në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74, gjë e cila tregon se është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.Siç shihet në video, Lukashenko i shoqëruar nga rojet e tij, mban në dorë armën ndërsa mediat vendase e komentojnë këtë akt si një mosbesim që Lukashenko ka edhe për vetë truprojat e tij.
The dictator has arrived at his palace moments ago in a bulletproof vest and with a FREAKING RIFLE!#ЛукашенкоУходи #LukashenkoGoAway#Belarus pic.twitter.com/I0uOgCupX5
— NEXTA (@nexta_tv) August 23, 2020