Virologët më të njohur të Gjermanisë kanë kërkuar mbajtjen e detyrueshme të maskave në shkolla, përfshirë edhe periudhën e mësimit në klasë, në një kohë kur shkollat në këtë vend po rihapen pas pushimeve verore.
“Për shkak të rrezikut real të infektimeve mes nxënësve që janë asimptomatikë, ne kërkojmë mbajtjen striktë të maskave në të gjitha klasat, përfshirë edhe kohën e mësimit”, shkruajnë virologët në një letër të hapur botuar në revistën Society for virology.
Ekspertët po ashtu kanë kërkuar më pak nxënës nëpër klasa për të evituar kontaktet e shtuara mes nxënësve, rritje të masave për qarkullimin e ajrit në klasa dhe zgjatjen e mundshme të pushimeve për krishtlindje në rast të rritjes së rasteve të koronavirusit gjatë sezonit të dimrit.
Letra e hapur botohet në një kohë kur Gjermania është në procesin e rihapjes së shkollave pas pushimeve të verës. Shteti verilindor i Meklenburg Uest Pomerania ishte i pari që ktheu nxënësit në klasa. Dy shkolla u mbyllën atje të premten pas konfirmimit të disa rasteve të koronavirusit. Ne paralajmërojmë kundër gabimit që bën shumëkush duke menduar se fëmijët nuk luajnë një rol në pandemi dhe në infektime. Ide të tilla nuk janë në një linjë me të dhënat shkencore – shkruanin virologët në letrën e tyre.