Willian mbyll përfundimisht aventurën te Chelsea. Braziliani nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me klubin londinez për vijimin e kontratës. Futbollisti brazilian së fundmi ka postuar një letër në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë. “Ishte 7 vite të mrekullueshme. Në gusht të 2013 kur mora ofertën nga Chelsea isha i bindur se duhej të luaja me këtë fanellë. Sot jam i sigurt se ishte vendimi i duhur. Ka patur shumë momente të bukura, disa jo të mira, ka patur trofe të fituar dhe gjithmonë intensitet.
Pavarësisht trofeve, kam mësuar shumë dhe për veten. U rrita, u bëra një lojtar dhe një person më i mirë. Në çdo stërvitje, në çdo ndeshje dhe në çdo minutë të kaluar në dhomat e zhveshjes kam mësuar gjithmonë. Jam shumë falënderues për tifozët e Chelsea-s për pritjen e tyre në ‘Stamford Bridge’ dhe mbështetjen e tyre. Ka patur dhe kritika, që janë normale, por ajo që është më e rëndësishme është se kishte afeksion nga të dy anët. Ka ardhur koha që të lëviz. Do të mungojnë shokët e ekipit. I gjithë personeli i Chelsea-s që më kanë trajtuar si djalë dhe do të mungojnë fansat. Largohem me kokë lart, sepse kam fituar trofe dhe kam bërë më të mirën për Chelsean”, shkruan Willian.