Vëllai i Ylli Ndroqi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin. Lulzim Pasmaçiu është ndarë nga jeta, ndërsa ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por pavarësisht kesaj, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës. Presidenti i “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi ka reaguar me një mesazh prekës pas humbjes së vëllait të tij, teksa tregon edhe lidhjen e fortë që ishte mes tyre

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllaim im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.

Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.