Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin krahas përmbushjes së detyrave funksionale, vijojnë intensivisht punën për monitorimin e zbatimit të masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në zbatim të aktit normativ, kontrollet kanë vijuar në lokale, restorante, disko, në markete, minimakete e kudo ku ka grumbullime të qytetarëve.
Kontrollet vijojnë pandërprerë edhe në banesat e të prekurve me COVID-19, me qëllim zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm. Ndërkohë, herë pas herë në ambientet e strukturave të Policisë bëhen dezinfektime, si dhe zbatohet me rigorozitet mbajtja e maskave. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse për të mos lejuar përhapjen e COVID-19. Distancimi social, higjena dhe vendosja e maskës, janë tre elementët më të mirë për tu mbrojtur nga COVID-19, respektoi dhe ti në funksion të mbrojtjes së jetës. Mbrohuni dhe denonconi në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast që konstatoni në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e COVID-19.