Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i kanë dhënë fund zërave se ata po shkojnë drejt ndarjes për shkak të një femre tjetër. Dyshja duhet se do martohet në vjeshtë. Sipas “Panorama Plus”, ata kanë planifikuar të martohen në vjeshtë, në një ceremoni tejet private. Dy këngëtarët ka kohë që jetojnë bashkë në Prishtinë dhe ceremonia e dasmës pritet të jetë e magjike, por ende s’ka detaje nga çifti deri më tani.
Gati dy vite më parë, Genc Prelvukaj rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me propozimin romantik që i bëri partneres së tij, Eni Koçi dhe këtë e tregoi edhe në rrjete sociale.