Qytetarët e Malit të Zi që prej orës 07:00 i janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Mes partive në garë janë dhe ato me përfaqësues shqiptarë. Mesohet se në orën 10:00 votoi kryetari i bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njëherësh dhe kandidat për deputet në Listën Shqiptare. Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm që të shprehin bindjen e tyre me votë. Sot vendosin qytetarët, më pas flasim ne. Ne e kemi prezantuar platformën qeverisëse. Sot presim rezultatet e zgjedhjeve. Presim rezultatet, jemi fokusuar te fitorja. Fokusi ynë do jenë investimet për shqiptarët. Lista shqiptare, të paktën 2 deputetë në Parlament, tha Gjeloshaj.Një reagim për mediat tha dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, kandidat i Listës Shqiptare në Tuz, Nikollë Camaj. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. Dilni e shfr ytëzoni të drejtën e votës! Unë këtë të drejtë e realizova në ora 10! Kësaj radhe, vet i pesti, sepse e gjashta nuk ka të drejtë vote, akoma, tha ai.