E quajnë “Nostradamusi” i zgjedhjeve amerikane, i cili ka gjetur rezultatet e ballafaqimeve presidenciale prej 40 vitesh.Profesori Allan J. Lichtman, 73 vjeç, nga Brooklyn, ka gjetur gjithmonë në kokë rezultatin e zgjedhjeve, nuk ka gabuar kurrë: ishte i vetmi që parashikoi edhe fitoren e Donald Trump në vitin 2016.Metoda e tij “Keys to the Ëhite House” konsiston në përgjigjet që ai merr nga të intervistuarit për 13 pyetje, ku duhet përgjigjur me Po ose me Jo, në lidhje me punën e presidentit në ikje.Për zgjedhjet aktuale, Lichtman ka mëdyshje: Ja kush do të fitojë.

Në një speciale për Neë York Times, Lichtman e bazon arsyetimin e tij jo vetëm nga sondazhet (që gjithsesi i japin avantazh Biden, por edhe Clinton kryesonte 4 vjet më parë), por edhe në modelin e tij të ndarë në 13 kategori, që konsistojnë mbi të gjitha mbi ndjesin e e zgjedhësve nga rezultatet e administratës aktuale. Një sistem që deri tani ka qenë i pagabueshëm.E sipas këtij parashikimi, do të fitojë në nëntor Joe Biden. Disa nga pyetet që ai bën në sistemin e tij janë: Është presidenti karizmatik? Ka rritur ekonominë? Ka ndryshuar politikën e parardhësit?Allan Jay Lichtman lindi në 4 prill 1947) është një historian amerikan që ka dhënë mësim në Universitetin Amerikan në Uashington, D.C që nga viti 1973.Lichtman krijoi modelin The Keys to the Shtëpia e Bardhë, të cilën ai e krijoi me sizmologun rus Vladimir Keilis-Borok në 1981.Politikisht është një demokrat dhe ka garuar edhe për Senatin amerikan; ai shkroi një libër mbi “impichment”-in e Presidentit, i cili nisi por u rrëzua në Seant nga votat e republikanëve.