Real Madridi nuk mund t’i ofrojë minuta loje Reinierit. Futbollisti i ri sipas asaj që shkruan Gol do të huazohet në Gjermani. Bayer Leverkusen ishte e interesuar për shërbimet e tij, por nuk do të ndodhë kështu.

Mesfushori i ri pritet të kalojë te Borussia Dortmund. Madrilenët kanë arritur marrëveshjen me “Aspirinat”. Kontrata është huazim 1-vjeçar dhe mundësi e rinovimit automatik për një vit tjetër.

“Los Blancos” mendojnë se 18-vjeçari mund të rritet në Gjermani duke imituar rastin e Achraf Hakimit. Madrilenët kishin ofertë dhe nga Real Valladolid, por preferuan që të huazojnë mesfushorin e avancuar në kampionatin gjerman.