Pajisjet për fikjen e zjarreve, të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të 2019-ës nëpërmjet programit të Ndihmës Humanitare të Komandës Europiane, u përdorën së fundmi nga forcat shqiptare të ndihmës së parë për të shuar zjarret në të gjithë vendin.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë njofton se, pajisjet përfshinin: kontejnerë uji për helikopterë, të cilët mund të shkarkojnë mbi 2500 litra ujë direkt në një zjarr pyjor, kamera për pamje termale, të cilat u mundësojnë zjarrfikësve shqiptarë të shquajnë viktima të bllokuar në flakë ose të fshehur nga tymi, si dhe veshje dhe pajisje mbrojtëse e rezistente ndaj zjarrit, për të rritur mbrojtjen dhe sigurinë e zjarrfikësve dhe punonjësve të ndihmës së parë.

“Dhurimi i pajisjeve të ndihmës humanitare është shembulli i fundit i bashkëpunimit të palëkundur dhe të qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.