Barcelona ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Quique Setien. Tekniku i spanjollëve u pushua nga puna pas humbjes 8-2 nga Bayern Munchen, por dhe për faktin se nuk arriti të mbante vendin e parë në kampion.
Drejtuesit e kishin vendosur menjëherë pas disfatës me gjermanët, por tashmë gjithçka u zyrtarizua. “Bordi drejtues ka vendosur që të largojë Quique Setienin nga klubi. Ky është vendimi i parë në rindërtimin e ekipit të parë që do të bëhet nga stafi teknik dhe trajneri i ri që do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim”, – shkruhet në deklaratë. Spanjollët duket se kanë vendosur dhe për trajnerin e ri që do të jetë Koeman. Ky i fundit është parë në Barcelonë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij. Bartomeu ka premtuar një revolucion pas humbjes me Bayernin dhe tani pritet të shihet se çfarë do të bëjë.