Tashmë është zyrtare, Juventusi e ka shkarkuar trajnerin, Maurizio Sarri. Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit. Ky vendim vjen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga një skuadër mesatare siç është Lyoni, raporton Gazeta Express.

Njoftimi i klubit: “Klubi i Futbollit Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij si trajner i ekipit të parë”, shkruhet në deklaratën e Juves në faqen zyrtare. “Klubi e falënderon trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi”.