Liverpooli ka arritur që ta transferojë mbrojtësin e majtë grek, Kostas Tsimikas nga Olympiacos
“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam këtu. Për mua, ky është klubi më i madh në botë. Është një nder që jam këtu dhe do ta jap më të mirën”, ka thënë Tsimikas për faqen e Liverpoolit në një intervistë eksklusive pas transferit të tij.
“Liga këtu më pëlqen shumë. E kam shikuar në TV dhe ishte ëndërr për mua si fëmijë që një ditë të vije dhe të luajë në këtë ligë”.
“Me një punë të madhe dhe me fokus do ta bëj atë që dëshiron trajneri dhe do të punoj shumë në stërvitje që të arrijë nivele të larta”.
“Dëshiroj ti arrijë synimet e klubit. Ta fitoj përsëri ligën dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë ai.